Pogba: Shantazhi më shkatërroi

Mesfushori tha në një gjykatë franceze se stresi i përjetuar e pengoi atë që të rekuperohej

Kthimi i Paul Pogba te Juventusi nuk ka qenë ashtu siç pritej. Mesfushori francez ka pasur probleme si pasojë e lëndimeve që e kanë detyruar që në këtë sezon të bëjë vetëm 4 paraqitje me fanellën bardhezi në Serie A dhe Europë.

Në fillim e tradhëtoi gjuri, pastaj problemet në kofshë e mbajtën larg fushës numrin 10 të “Zonjës së Vjetër”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por francezi është i ndërgjegjshëm për problemet që ka hasur. Këtë e ka pranuar gjatë një seance gjyqësore ku ai dëshmoi për arrestimin e Adama Kamara, një prej personave të arrestuar për tentativë zhvatjeje ndaj francezit.

Sipas gazetës sportive franceze “L’Equipe”, mesfushori tha se tentative për ta zhvatur ka pasur një ndikim të madh në trupin dhe shëndetin e tij. Madje sipas Pogbasë, kjo ka ndikuar në rekuperimin e tij nga dëmtimet që ka pësuar gjatë vitit të fundit.

Për 30-vjeçarin, stresi i përjetuar ka ndikuar shumë që ai të mos rigjente formën e tij optimale.

Pogba u mbajt peng nga persona të maskaur në një apartament në Paris, ku iu kërkuan 13 milionë Euro se e kishin mbrojtur.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share