Pochettino: Broja nuk shitet, besojmë tek ai

Trajneri i Chelsea tha se lojtari kuqezi ka shansin që të bëhet një sulmues i rëndësishëm

Trajneri i Çelsit Mauricio Pochettino po pret që sulmuesi Armando Broja të rikthehet pas dëmtimit në gju, që e ka lënë jashtë fushe që nga muaji Dhjetor.

Argjentinasi tha në konferencën për shtyp se nuk preferon që të afrojë një futbollist që mund të kufizojë shanset e Brojës për ekipin e parë.

51-vjeçari e konsideron sulmuesin e kombëtares shqiptare si pjesë të rëndësishme të planeve të tij, pavarësisht dëshirës për të tjera afrime, me blutë që kanë shpenzuar 400 mln Paund këtë verë.

“Ne e kemi vëmendjen nga Armando Broja pasi mendoj se nuk mund ta harrojmë atë. Ne nuk mund ta bllokojmë atë dhe të sjellim një profil lojtari që mund të ndalojë zhvillimin e tij. Ne vërtet besojmë tek ai. E njohim shumë mirë. Mund të bëhet një sulmues vërtet i rëndësishëm për Chelsea. Duhet të jemi të kujdesshëm. Ne duhet të jemi të durueshëm dhe të përshtatim skuadrën tonë dhe të marrim rezultate pozitive, ndërsa presim që Armando të jetë plotësisht në formë”.

Broja luajti 18 herë për blutë e Londrës sezonin e kaluar përpara se të dëmtohej, ndërsa shënoi edhe një gol në sfidën kundër Uolvs.

Nikolas Xhekson është aktualisht i vetmi sulmues i disponueshëm për Pochettino.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share