Po rritet çmimi për ndryshimet Kushtetuese

OFERTA SI NË TREG, QËNDRIMET NDRYSHOHEN NË BAZË DITORE

Mbrëmë kreu i BDI-së Ali Ahmeti kërkoi nga përfaqësuesit e tij në ekzekutiv që të deponojnë dorëheqjet e kushtëzuara deri tek Kryeministri. E kërkoi që shembullin e tij ta ndjek edhe Aleanca për shqiptarët.
E kreu i Aleancës, Arben Taravari thotë se qëndron në mendimin se BDI duhet të shkojë në opozitë, por sa i përket vendimeve tjera, vendos vet partia, e jo Ali Ahmeti.

A jeni ende në mendimin se BDI duhet të shkojë në opozitë?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Absolutisht! Unë mendoj që është koha që të bëhet ndryshimi tek shqiptarët. Këto janë veprime shumë jo serioze për këto periudha që janë shumë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe mendoj që Z. Ahmeti mund të flet vetëm për BDI-në. Ai e fton Aleancën për shqiptarët mirëpo Aleanca është parti autonome e cila vendimet e veta kryesisht i sjellë duke e konsultuar bazën” – tha Arben Taravari.

E pas deponimit të dorëheqjeve, partia shqiptare në pushtet shkoi edhe një hap më larg. Janë të gatshëm të heqin dorë nga premtimi i vetëm që e patën në fushatën për zgjedhjet parlamentare, Kryeministri shqiptar. 

”Ne kemi thënë që për të ardhme evropiane të vendit tonë, të Maqedonisë së Veriut jemi të gatshëm të ngrejmë dorë edhe nga Qeveria e përkohshme edhe nga Kryeministri shqiptar në këtë mandat edhe nga mandatet tona. Nga çdo gjë që është marrëveshje politike partiake e koalicionit ne heqim dorë vetëm me kusht që opozita maqedonase ti voton ndryshimet Kushtetuese” – deklaroi Artan Grubi.

Pas kësaj oferte edhe një refuzim. Kësaj radhe refuzimi erdhi nga VMRO DPMNE-ja, e cila është e fokusuar vetëm në kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme.

”Ndryshime kushtetuese me lojëra të tilla nuk do të ketë. Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë: Nëse dëshiron Artan Grubi menjëherë le të jep dorëheqje. Por problemi nuk është vetëm BDI por edhe LSDM duhet të jep dorëheqje të parevokueshme dhe të shkojmë në zgjedhje” – tha Naum Stoilkovski.

Vet kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se do të ishte një hap i mirë nëse BDI tërhiqet dhe ua lënë kontestin me Bullgarinë ta zgjidhin dy partitë maqedonase. Menjëherë pas deklaratës së tij në qershor, BDI doli me qëndrimin se janë të gatshëm që të japin dorëheqje. Por në ndërkohë, kushti i Mickoskit ndryshoi. Ai tani thotë se është i gatshëm të ulet në tavolinë me pushtetin vetëm nëse tema e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share