“Po çfarë Zv/kryeministri kur gruas së tij ia marrim lejen…” | Fatmir Bytyqi sqaron ngjarjen personale në sportelin e MPB-së

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në emisionin Klan Debat sqaroi një rast personal kur bashkëshortes së tij i është dashur t’i merret leja e vozitjes për shkak të shkeljes së rregullave në komunikacion. Sipas Bytyqit, punonjësi i MPB-së është vënë në dyshim se a duhe ta zbatojë ligjin, pasi ka pritur që ndoshta ministri do të lajmërohet për intervenim. Por megjithatë, sipas Bytyqit, ai nuk ishte lajmëruar duke menduar se ndryshimet duhet të fillohen nga vetja.

“Imagjinoni se ku kemi arritur, presim që një punonjës në një sportel të MPB-së nuk e beson se gruas së zv.kryeministrit mund t’i merret patenta, leja e vozitjes edhe pse ka bërë një shkelje të ligjit”, deklaroi Bytyqi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share