Plagosen dy persona me armë zjarri në veri

Dy persona janë plagosur në mesnatë me armë zjarri në veri të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili shtoi se dy personat e plagosur janë dërguar për trajtim në spital.

Sipas tij, jeta e tyre nuk është në rrezik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Rreth orës 2:00 e kemi marr informatën për dy persona të plagosur. Ata janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati’, ka thënë Elshani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share