Pjesëtarët e ARMV-së shpëtojnë Sulejmanin pesëvjeçar

PRESIDENTI PENDAROVSKI PUBLIKON FOTOGRAFI TË USHTARËVE

Presidenti Stevo Pendarovski, sic percjell KlanM, ka publikuar një fotografi të ushtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut që kanë marrë pjesë në operacionin e shpëtimit të fëmiut 5-vjeçar nën rrënojat në qytetin turk Kahramanmarash.

“Këto janë pjesëtarët e Armatës sonë që bashkë me ekipet turke shpëtuan nën rrënojat Sulejmanin e vogël pas tërmeteve të fuqishme në Turqi” – ka shkruar Presidenti Pendarovski në Facebook.

Nga Shtatmadhoria e Armatës, sic percjell KlanM, mbrëmë njoftuan se ekipi I Armatës së RMV-së që është i angazhuar në qytetin Kahramanmarash ka ndihmuar në aksionin e suksesshëm për tërheqjen e 5-vjeçarit nga rrënojat.

Siç njoftohet, pas gjashtë orë pastrimi të rrënojave dhe katër orë tjera të operacionit të kërkim-shpëtimit kishin arritur ta nxjerrin të gjallë fëmiun 5-vjeçar. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share