Jemi solidarë me fqinjin dhe aleatin tonë, Greqinë në luftën me stuhin e zjarrit. Një helikopter i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të dërgohet për të ndihmuar në luftimin e zjarreve, ndërsa 30 pjesëtarë të ushtrisë janë të gatshëm të ndihmojnë nëse paraqitet nevoja, njoftoi Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në profilin e saj ne Fejsbuk.
Së bashku jemi më të fortë, së bashku mund të dalim fitimtarë në luftën kundër këtyre fatkeqësive natyrore! Ka shkruar Petrovska./KlanMacedonia/