Ndotësit më të mëdhenj qytetarët dhe kompanitë e ndërtimit

ISHM: Kemi mungesë të madhe të inspektorëve

Shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes në vend janë qytetarët që djegin të gjitha llojet e mbeturinave për ngrohje, e më pas sektori i ndërtimit. Kështu vlerëson Inspektoratit Shtetëror i Mjedisit. Drejtori Sreten Stojkovski thotë se inspektorët nuk mund të hyjnë nëpër shtëpi për të kontrollojnë qytetarët se çfarë djegin për tu ngrohur. Sipas tij, kompanitë i respektojnë masat kundër ngrohjes.

“Ne nuk mund të hyjmë në shtëpi pa urdhër gjykate për të parë kush çfarë djeg, por në oborre nëse gjejmë mbeturina që planifikojnë t’i djegin, kemi autoritetin që të veprojnë edhe inspektorët e autorizuar të mjedisit dhe shtetëror edhe ata shtetëror.  Në ditët e para të vitit objektet më të mëdha industriale të kontrolluara nga Inspektorati nuk funksionojnë ose janë me kapacitet të përgjysmuar, por shihet se ajri është ende shumë i ndotur, ndërsa në Shkup dhe Strumicë vlerat e grimcave PM-10 kanë tejkaluar pragun në gatishmëri”, deklaroi Sreten Stojkovski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit.

Stojkovski i dërgon apel Qytetit  të Shkupit dhe Komunave të tjera që të bëjnë kontrolle të rregullta në lejet e dhëna për ndërtimin e objekteve të cilat duhet të ruajnë përqindjen e gjelbërimit, gjë që nuk është e respektuar. Ai po ashtu shfaqi edhe problemin e mungesës së inspektorëve. Ai tha se aktualisht në Inspektoratin e Mjedisit Jetësor punojnë vetëm 24 inspektorë, 16 prej të cilëve janë disa vite para pensionimit.  Stojkovski shtoi se Ministria e Financave i ka refuzuar kërkesën për punësimin e pesë punëtorëve të rinj këtë vit, ndërsa buxheti për vitin 2024 është më i ulët se ai për vitin 2023.

“Një inspektor i ujit është larguar, një është lënduar, kështu që shteti ka kohë që funksionon pa asnjë inspektor të ujit. Shpresonim që me buxhetin që kërkuam do të kishim mundësi të punësonim të paktën tre persona të rinj dhe të blinim të paktën dy automjete terreni për të vizituar hidrocentralet e vogla, e të mos kërkojmë nga kompanitë që duhet ti kontrollojmë, por vetëm morëm 35,7 milionë denarë, kështu që ndoshta do të marrim vetëm një inspektor i ri”, tha Stojkovski.

Stojkovski po ashtu njoftoi se muajin e kaluar Inspektorati Shtetëror ka paraqitur kallëzim penal kundër dy kompanive për deponimin e mbeturinave të rrezikshme të akumulatorëve në Komunën e Gjorçe Petrovit. Ai shoti se i gjithë dokumentacioni është kompletuar dhe i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, dhe vepra për të cilën dyshohen kompanitë është rrezikimi i mjedisit dhe natyrës me mbeturina./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share