Petkoviq nga Brukseli: Për momentin po thyhen shtiza për Asociacionin

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq është deklaruar për takimin në Bruksel.

Siç tha ai për TV Pink “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mundohet në mënyra të ndryshme që ta shmangë obligimin për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe  dhe se për këtë momentalisht po thyhen shtiza”, transmeton Klankosova.tv.

Këto deklarata ai i bëri nga Brukseli në pauzën pas takimit në mes të kryediplomatit evropian, Josep Borrell dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell Kosovo Online.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kurti po përpiqet në çdo mënyrë të shmangë detyrimin për formimin e  Asociacionit. Ai e bën atë në mënyra të ndryshme dhe me truke të ndryshme. Presidenti Vuçiq po lufton dhe po insiston në Asociacion, sepse është obligim i Prishtinës që ekziston për 10 vjet”, ka theksuar ai, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share