Bërnabiq: Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, por BKS duhet të formohet

Kryeministrja Ana Bërnabiq tha sot se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe gjithmonë do të jetë këtu për të biseduar me Prishtinën, por se Bashkësia e Komunave Serbe duhet të formohet dhe kësaj radhe ky është qëndrim i përbashkët i Serbisë dhe partnerëve të saj perëndimorë, në radhë të parë të BE-së dhe SHBA-së.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe kur do të ndodhë, kryeministrja në Dubai, ku po merr pjesë në samitin e qeverive botërore, tha se Serbia ka treguar se sa e gatshme është për dialog, sa tolerante dhe fleksibële është për të ruajtur stabilitetin.

“Në këtë moment BKS është në tavolinë. Vërtet ka ardhur koha, ndërsa kjo ndoshta ishte pesë vjet më parë, për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e BKS-së, ndërsa në prill do të bëhen 10 vjet. Dua të falënderoj partnerët tanë në Perëndim që këmbëngulën që BKS të krijohet në mënyrën se si ne nënshkruam në 2013 dhe 2015, dhe siç diskutuam në fund të 2022. Duket se këtë herë kemi të njëjtin qëndrim”, tha BËrnabiq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas saj, “pavarësisht se çfarë thotë Albin Kurti, ne e dimë se çfarë është nënshkruar dhe çfarë duhet të zbatohet”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share