Peskov: Vuçiqi nuk e ka kërkuar mbështetjen e Putinit, serbët në Kosovë duhet të mbrohen

epa07529074 Russian President Vladimir Putin (R) welcomes Serbian President Aleksandar Vucic (L) during the Second Belt and Road Forum for International Cooperation (BRF) in Beijing, China, 26 April 2019. The Belt and Road Initiative aims to promote the connectivity of Asian, European and African continents and their adjacent seas, establish and strengthen partnerships among the countries along the Belt and Road, set up all-dimensional, multi-tiered and composite connectivity networks, and realize diversified, independent, balanced and sustainable development in these countries. EPA-EFE/SERGEI ILNITSKY/POOL

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se të gjitha të drejtat e serbëve të Kosovës duhet të mbrohen dhe se Rusia është e përkushtuar për zgjidhjen e situatës me mjete diplomatike.

“Ne zotohemi për respektimin absolut të të gjitha të drejtave të serbëve të Kosovës dhe për përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra nga palët sipas të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me këtë situatë”.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të sigurojmë interesat e serbëve. Ne mbështesim përpjekjet paqësore të palëve dhe zgjidhjen e situatës me mjete diplomatike”, tha Peskov në një konferencë në Moskë, raporton Index.hr.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke theksuar nevojën për uljen e tensioneve, ai ka deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka kërkuar mbështetjen e presidentit rus Vladimir Putin për situatën në Kosovë, përcjell Danas. /EO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share