Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, makina rrëzohet nga mbikalimi. 2 të vdekur e 3 të plagosur (Video)

Dy vajza të reja kanë humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës pasditen e së enjtes, ku një automjet tip Audi është rrëzuar nga mbikalimi i TEG-ut.

Zyrtarisht nga policia bëhet me dije se tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur; Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas dinamikës së policisë, automjeti po udhëtonte nga Unaza Lindore në drejtim të TEG-ut dhe ka rënë nga mbikalimi/

Në pamje duken edhe barrierat mbrojtëse të shkatërruara nga goditja e automjetit.

Shkak i aksidentit të rëndë paraprakisht dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore, ambulanca dhe zjarrfikësja.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË TIRANËS:

Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore  dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim.

VIDEO

/tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share