Pesëshja e Madhe, e përbërë nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, si dhe emisarët e presidentëve të SHBA, Francës dhe Gjermanisë dhe kryeministrit italian, do të shkojnë në Serbi në fund të këtij muaji, raporton gazeta serbe e afërt me regjimin aktual serb “Novosti”.
Sipas informacioneve të kësaj gazete, në tavolinë do të ketë presion edhe më e fortë që Serbia të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit si të dhe vendosë sanksione ndaj Rusisë, të cilën Vuçiqi po e refuzon me këmbëngulje, transmeton Paparaci.
Pas konfliktit në Banjskë, lavjerrësi i fajit në publikun ndërkombëtar “u zhvendos pothuajse brenda natës nga Albin Kurti në palën serbe”, pritet që pesëshja e përmendur ta përdorë këtë për të detyruar Vuçiqin që më në fund të fillojë të bashkëpunojë.
Ekipi pesë anëtarësh i përmendur ka qenë në Serbi më 20 janar, kur gjatë bisedës me presidentin Vuçiq, bukvalisht ka vendosur ultimatum Serbisë – pranimin e planit gjermano-francez, gjegjësisht evropian, për të cilin më vonë u dakordua edhe në Ohër apo lloje të ndryshme të dënimeve – nga futja e vizave deri te tërheqja e investitorëve.
Kjo vizitë e re u planifikua pas ngjarjeve në Banjskë ku u vra një polic shqiptar.
Pas sulmit terrorist në Kosovë, kanë pasuar deklaratat në të cilat Serbia është evidentuar si agresore.