Rama dhe Abazoviç nisen për në Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç janë nisur drejt kryeqytetit ukrainas Kievit me ftesë të Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Këtë lajm e ka bërë me dije kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook ku ka shfaqur foto së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Abazoviç para nisjes për në Kiev.

“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, shkruan Rama në Facebook.

Pas nisjes së luftës, Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës i kanë vizituar liderë të ndryshëm botërorë për të shprehur mbështetjen në luftën kundër Rusisë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share