Përvjetori i ëmbël i Kidës, këngëtarja mbush 25 vjeç

Një tjetër Shigjetar i industrisë së muzikës feston ditëlindjen. Kida është ajo që fryn sot qirinjtë e 25-vjetorit të saj. Në postimet e shpërndara në Instagram, këngëtarja ka festuar pranë miqve të afërt përvjetorin e rëndësishëm.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja, familja, miqtë dhe fansat e mi. Ju dua!”, ka shkruar ajo në një postim me një tortë me dizenjon e markës Dior.

Dhe meqë ra fjala te simboli i ditëlindjes, kishte kaq shumë torta për Kidën. Veç asaj me të cilën ka pozuar në foto, pjesë e ditëlindjes ishin edhe dy torta me fruta dhe një tjetër me shenjën e Dollarit amerikan.

Sa i përket angazhimeve në jetën profesionale, “Ma lujte” është projekti më i fundit solo i Kidës. Së fundmi, ajo dhe Dafina Zeqiri kanë njoftuar një ribashkim pas bashkëpunimit të tyre “Luje belin” dhe së shpejti do të publikojnë “Ai me mu s’o”./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share