Kate dhe William më të dashuruar se kurrë!

Kate dhe William duken më të dashuruar se kurrë! Në këto fotografi ajo shihet teksa i buzëqesh dhe i jep atij një puthje për të festuar kështu fitoren e ekipit të tyre të polos, nga e cila janë përfituar mbi një milion paund që do jepen për bamirësi.

Me një fustan blu ‘Beulah’ dhe syze dielli, princesha shkëlqeu ndërsa përqafonte Princin William pasi ai shënoi golin e fitores. Fotot janë shkrepur pak larg shtëpisë së tyre në Windsor Great Park.

41 vjeçarja ishte krejtësisht e relaksuar teksa pinte shampanjën dhe bisedonte e qeshte me të pranishmit e tjerë, mes tyre edhe kushëririn e William, Peter Phillips.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Princi William arriti të shënojë dy gola në këtë ndeshje intensive. Princi u përball me ekipet rivale BP Healthcare dhe Standing Rock në turne.

Që kur Princi mori pjesë për herë të parë në ndeshjen vjetore të polo në 2006, janë mbledhur më shumë se 12 milionë paund për bamirësi.

Në vitin 2021, prej ndeshjes u mblodhën 500,000 £ ndërsa këtë vit, fondet e mbledhura nga ndeshja do të përdoren për të mbështetur organizatat bamirëse, duke përfshirë ‘Shout’, ‘Wales Air Ambulance’, ‘Centrepoint’ dhe ‘The Passage’./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share