Personat me Fibrozë Cistike s’heqin dorë nga protesta

“U ZGHËNJYEM NGA DEKLARATAT E MINISTRAVE SALI DHE BESIMI”

Pacientët me fibrozë cistike nuk heqin dorë nga protesta e nesërme, pasi që ministri i Shëndetësisë Sali dhe ai Financave Besimi kanë siguruar ilaç vetëm për personat që kanë gjendjen e rënduar shëndtetësore. Për këtë kanë rëaguar nga Asociacioni për fibrozë cistike edhe atë para Qeverisë ku kanë parlajamërur protest për ditën e nesërme.

”Jemi të revoltuar dhe zhgënjyer nga deklarata e ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Financave, kërkonim një dokument që do të garantonte se gjërat do të lëvizin. Në të kaluarën na kanë gënjyer me deklarata verbale, dhe për këtë arsye tani nuk mund të mbështetemi në këtë dhe nuk mund t’u kërkojmë përsëri pacientëve, pas dy vitesh e gjysmë, që ende të vonojnë procesin dhe të presin që diçka të zgjidhet. Presim që autoritetet ta mbajnë fjalën e dhënë” – tha Fiki Gasper nga Asociacioni për Fibrozë Cistike.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share