“Në vend të protestave, zgjodhën piknikun” – Peshevski: Për t’u habitur se si sot nuk kishte mbi 100 mijë njerëz në rrugë

Në vend të protestave në rrugë, sot shumica e qytetarëve zgjodhën të bëjnë piknik në natyrë. Kjo edhe përkundër gjendjes së keqe të punëtorëve dhe situatës së rëndë ekonomike. Ivan Peshevski nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në Klan Debat tregoi shifrat aktuale të papunësisë në vend dhe numrin e madh të qytetarëve që mund të hyjnë në pragun e varfërisë.

“Shumë qytetarë për fat të keq këtë ditë e shfrytëzuan pëpr piknik në natyrë, megjithatë temat dhe kërkesat tona janë më shumë se serioze, duke marrë parasysh faktin se mbi 100 mijë të punësuar në vend aktualisht punojnë me rrogë minimale. Këto janë të dhëna nga DAP. Kemi mbi 15% shkallë të papunësisë. Kemi të dhëna për 44 mijë të punësuar që nuk kanë marrë ende rrogë për muajt shkurt dhe mars. Duke marrë parasysh se me një rrogë të papaguar gjyma e popullsisë hyn në pragun e varfërisë. Ne me të vërtetë pyesim se pse sot nuk kishte mbi 100 mijë njerëz në rrugë. Megjithatë, ne si përfaqësus të Sindikatës jemi të kënaqur edhe me atë numër qtetarësh që ishin me ne bashk në rrugë”, deklaroi Ivan Peshevski, Nënkryetar i LSM-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share