Persona të armatosur sulmojnë studion televizive të Ekuadorit gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Një grup meshkujsh të armatosur kanë hyrë në një studio televizive që po transmetonte drejtpërdrejtë në Ekuador dhe kanë kërcënuar stafin.

Transmetimi i drejtpërdrejtë nga stacioni “TC” i Ekuadorit u ndërpre nga grupi i armatosur, të cilët ishin të maskuar. Stafi i televizionit u detyrua që të ulej poshtë në dysheme përpara se të ndërpritej transmetimi.

Personat e maskuar u panë duke u larguar nga studiot e TC, ndërsa policia mbërriti aty rreth 30 minuta pasi u shfaqën për herë të parë të armatosurit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Policia në Quito dhe Guayaquil është vendosur në vendngjarje. Forca kombëtare e policisë së vendit tha në një përditësim në rrjetin social “X” se stafi ishte evakuuar nga studioja televizive.

 

Një gjendje e jashtëzakonshme 60-ditore filloi në Ekuador ditën e djeshme pasi udhëheqësi i dënuar i bandës, Los Choneros u zhduk nga qelia e tij e burgut.

Pas incidentit, presidenti Daniel Noboa nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke shpallur një konflikt të armatosur të brendshëm dhe renditi disa grupe të krimit të organizuar si “organizata terroriste” dhe “aktorë joshtetërorë”.

Të paktën shtatë policë janë rrëmbyer nga anëtarët e bandës që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share