Përsëri rritet çmimi i derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,36 % në raport me vendimin e datës 15.01.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) rriten për 1,50 denarë/litër, derisa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri rritet për 1,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,209 den/kg dhe tani do të jetë 41,732 den/kg.

Nga data 23.01.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 78,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 80,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 75,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 74,50 (denarë/litër)

Lexo gjithashtu
Total
0
Share