Grubi: Propozimi francez shkon në Kuvend

NË KUVEND BASHKË ME PROTOKOLLIN DYPALËSH ME BULLGARINË

Qeveria nuk do të vendos për propozimin francez që zhbllokon rrugën evropiane të vendit. Sipas Zv/Kryeministrit të Parë, Artan Grubi, Propozimi drejtpërdrejtë do të shkojë në Kuvend bashkë me protokollin dypalësh me Bullgarinë dhe dokumentet tjera shoqëruese.

ARTAN GRUBI – ZV/KRYEMINISTËR I PARË

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Protokolli nuk është nënshkruar, është harmonizuar tashmë një kohë të gjatë nga viti 2017 kur është nënshkruar Traktati I Miqësisë dhe ne si shumicë qeveritare vlerësojmë se të gjitha dokumentet që na janë dorëzuar nga Brukseli dhe të gjitha dokumentet dypalështe që harmonizohen me Sofjen duhet të dorëzohen në Kuvend”

Për sot vështirë se do të ketë debat për propozimin francez, për shkak se ai ende nuk ka mbërritur në Kuvend kurse I njëjti duhet të përkthehet edhe në gjuhën shqipe. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share