Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp pas samitit në Tiranë iu përgjigj pyetjes se pse u zgjodh kryeqyteti i Shqipërisë për të zhvilluar këtë samit.
“Pse Tiranën? Sepse përpara disa javësh u propozua që të bëhej ky samit këtu deri në fund të vitit dhe përpara se të vendosej në Tiranë, sigurisht dukej si vendi i duhur. Ishte mbresëlënëse si u bë e gjitha kjo dhe që në kaq pak kohë u organizua gjithë kjo gjë e madhe. Jo vetëm që ishte e mirë për Shqipërinë. Sigurisht që kemi një mesazh të qartë që ia përçojmë të gjithë qytetarëve. Ne jemi tërësisht të bindur që e ardhmja jonë është e përbashkët”, tha Michel.
Ndërsa kryeministri Edi Rama shtoi: “Për ta ishte vendi më i mirë për të qenë duke qenë se është vendi më proeuropian në Europë. Dhe do të shtoja sepse Tirana është kaq e bukur dhe nëse Mark Rutte dje i tha shtypit holandez që kjo është aventura më emocionale e këtij viti për BE, imagjinojë tani ta thuash pak më butë, sa e bukur është”./tvklan.al