Një video e pabesueshme thuhet se ka treguar Kupolën e Hekurt të Izraelit teksa godiste raketat iraniane me shpërthime që ndriçonin qiellin e natës gjatë një beteje ajrore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë dhjetëra raketa balistike që hidhen drejt objektivave të tyre të synuara brenda Izraelit përpara se sistemi i avancuar i mbrojtjes së vendit të vinte në veprim.
Në video mund të shihen disa raketa duke fluturuar nëpër qiellin e natës përpara se të shfaqen gjithnjë e më shumë.
Pamjet vijnë pasi Irani filloi një sulm të madh kundër Izraelit të martën mbrëma.
Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan ndërsa rreth 181 raketa filluan të binin rrebesh mbi Izraelin.
Shumë prej tyre thuhet se ndriçuan qiellin e natës “me flakë portokalli” ndërsa ato u kapën nga sistemi mbrojtës i Izraelit ‘Iron Dome’.
Ushtria izraelite është zotuar se ‘do të ketë pasoja për këtë sulm’, me shërbimin e ambulancës që nuk raportoi të lënduar nga sulmi.
Sulmi i Iranit shënon një përshkallëzim të madh në luftën Izrael-Hamas dhe pason një bombardim të mëparshëm në prill, i cili pa qindra dronë dhe raketa të lëshuara.
Me botën “duke mbajtur frymën” për mundësinë e një lufte të gjithanshme në Lindjen e Mesme, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden urdhëroi ushtrinë amerikane të ‘ndihmonte mbrojtjen e Izraelit’ dhe të rrëzonte raketat iraniane. /Telegrafi/