Stuhia ‘Henk’ shkakton dëme katastrofike në Britaninë e Madhe

Mbi 1800 shtëpi janë dëmtuar ndërsa lumenjtë kanë dalë nga shtrati, moti i keq ka përfshirë edhe Greqinë

Lumenjtë e mëdhenj në Britaninë e Madhe kanë dalë nga shtrati si pasojë e stuhisë Henk duke shkaktuar dëme katastrofike.

Qeveria ka lëshuar më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje, operatorët e udhëtimit kanë njoftuar për ndërprerje edhe të fluturimeve dhe rreth 1,800 shtëpi janë shkatërruar. Nivelet e ujit do të vazhdojnë të jenë të larta edhe përgjatë pesë ditëve të ardhshme dhe alarmi i kuq do të jetë ende në fuqi pasi shumë lumenj të tjerë rrezikojnë të dalin nga shtrati.

Longford në kontenë e Anglisë perëndimore të Gloucestershire janë qytetet e goditura më rëndë pas stuhisë që goditi rajonin. Banorët vendas shprehen se një stuhi të tillë nuk e kanë parë kurrë më parë e cila ka shkaktuar dëmë të konsiderueshme në infrastrukturë.

“Një makth. Shtëpia na është shkatërruar. Gjatë gjithë kohës duhet të nxjerrim ujin nga shtëpia sepse edhe pak shi po të bjerë përmbytet e gjithë zona këtu.”

Zonat e goditura rëndë nga përmbytjet pas stuhisë Henk do të marrin ndihmë nga qeveria për të rikuperuar dëmet. Mbështetja financiare do të jetë e disponueshme për zonat që janë goditur më shumë.

Ndërkaq sipas meterologëve temperaturat do të mbeten të ulëta edhe përgjatë javës tjetër në të gjithë Britaninë e Madhe. Gjithashtu moti i keq ka përfshirë edhe Greqinë perëndimore ku alarmi i kuq është vendosur në shumë rajone. Erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha në Atikë. Rënia e pemëve ka shkatërruar makina si dhe shtëpi dhe rrugë.

Rreshjet e shiut shkaktuan probleme edhe në Pirgos. Dëme të konsiderueshme janë rregjistruar edhe në anën lindore të qytetit pasi një tornado mori përpara gjithçka, ndërsa energjia elktrike është ndërprerë për shkak të rrëzimit të shtyllave elektrike.

Ndërkaq rreshjet e borës kanë përfshirë edhe verilindjen e SHBA-së. Sipas meterologëve këto janë rreshjet e para pas një dhjetori të thatë dhe pa rreshje shiu.

Deri në 20 cm borë u rregjistruan në Nju Jork, Nju Xhersi, Pensilvani. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për mot të keq për 16 milonë njerëz ndërsa i kanë bërë thirrje të mos udhëtojnë pasi stuhia mund të shkaktojë ngrica në rrugë dhe erërat e fuqishme mund të rrëzojnë pemët dhe shtyllat elektrike. Stuhia e dëborës pritet të vazhdojë edhe përgjatë javës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share