M-NAV KA RAPORTUAR ME KOHË DHE NË PËRPUTHJE ME RREGULLOREN NGJARJEN
Agjencia e Aviacionit Civil është duke vepruar rreth incidentit të raportuar nga ofruesi i shërbimeve të navigimit M-NAV për përplasjen e evitueshme të dy avionëve mbi mbi hapsirën ajorer në Shkup më datë 7 shtator të këtij muaji.
Ofruesi i shërbimeve të navigimit M-NV ka raportuar me kohë dhe në përputhje me rregulloren ngjarjen dhe Agjencia e Aviacionit Civil do të veprojë rreth të njejtës, kanë konfirmuar sot nga kjo Agjensi për MIA-n.
Siç njoftoi më herët portali SDK.mk, duke iu referuar faqes për gjurmimin e fluturimeve Flaj radar24, avionët e “Turkish Airlines” dhe “San-express” për pak sa nuk janë përplasur në qiell mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit më 7 shtator në ora 18:32. Bëhet fjalë për avionin e “Turkish Airlines” në fluturimin TK1358 nga Madridi në Stamboll dhe avionin “Sun-express” nga aeroporti bregdetar turk Dalaman për në Londër – Gatëick. Sipas Flaj radar24, 30 sekonda para se të ndaheshin dy avionët, ata ishin në të njëjtën lartësi prej 36,000 pëllëmbë. Pak para se të ndaheshin, njëri u ngjit në 36,325 pëlëmbë dhe tjetri zbriti në 35,475 pëllëmbë. Sipas rregullave të trafikut ajror, duhet të ketë 2000 pëllëmbë distancë vertikale ndërmjet avionëve, shkruan MIA.