Izraeli lajmëron afrimin e një marrëveshje të re për pengjet

Nëse nuk arrihet, kabineti i luftës premton të vazhdojë luftën edhe gjatë muajit të Ramazanit

Optimizëm i ri për një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga Gaza, ndërsa bisedimet rajonale vazhdojnë për të siguruar një armëpushim në luftë. E konfirmon edhe anëtari i kabinetit izraelit të luftës Benny Gantz që njofton “shenja të hershme premtuese” në bisedime.

“Ka përpjekje të vazhdueshme për të nxitur një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve,” tha Gantz në një konferencë për shtyp. “Ne nuk do të ndalemi së kërkuari një rrugë dhe nuk do të humbasim asnjë mundësi për të sjellë vajzat dhe djemtë tanë në shtëpi”. Por shtoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje e re, ushtria izraelite do të vazhdojë të luftojë në Gaza edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon muajin e ardhshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lufta vazhdon ashpër ndërkohë. Këtu shkatërrimi duke qartë. Është spitali i Al-Amal në Khan Younis, pas bombardimeve izraelite. Një video e postuar në internet nga Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës tregon tymin, flakët dhe shkatërrimin në spitalin. Një zëdhënës i Shoqatës konfirmoi pesë të plagosur.

Palestinezët në pragun e urisë presin ndihmat nga jashtë, ndihma të bllokuara tani qëllimisht nga ushtria izraelite. Qindra kamionë me ndihma qëndrojnë të rreshtuar pranë aeroportit Al Arish të Egjiptiz, afër kufirit me Rafahun me Gaza. Kombet e Bashkuara thanë se fluksi i ndihmave që hyjnë në Gaza nga Egjipti pothuajse ka shteruar në dy javët e fundit.

OKB-ja tha gjithashtu se mungesa e sigurisë për punonjësit e ndihmës e ka bërë gjithnjë e më të vështirë shpërndarjen e ushqimit.

Palestinezët e zhvendosur në Rafah flasin për luftën e tyre të përditshme për të gjetur ujë të pastër dhe ushqim. Burra, gra dhe fëmijë duke pritur në radhë të gjata në plazh me shishe bosh dhe bidona në dorë.

Rehma Al-Masry thotë se i dha të birit ujë deti. Al-Masry dhe shumë nëna të tjera nuk mund t’u sigurojnë fëmijëve gjërat bazë. “Nuk ka ujë, nuk ka ushqim, situata është e tmerrshme. Uji është baza e jetës, pa ujë nuk ka jetë. Ujë ose vdekje,” tha Al-Masry.

Mungesa e ujit të pastër dhe ushqimit po shkakton përhapjen e sëmundjeve në enklavë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share