E trishtë! Mbytet në pishinë vajza 2-vjeçare e sportistit Barrett

Vajza 2-vjeçare e sportistit të Tampa Bay Buccaneers NFL, Shaquil Barrett, ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në pishinën e shtëpisë së familjes. Menjëherë, e vogla e familjes Barrett është dërguar në një spital në Florida, por ka qenë tepër vonë pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Policia ka njoftuar se është duke hetuar për rastin, por vdekja e vajzës së vogël dyshohet të jetë aksidentale dhe nuk lë vend për aludime të tjera.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me gjithë familjen Barrett gjatë këtyre momenteve tragjike. Asgjë fjalë nuk mund të jetë ngushëlluese për to, por ne u ofrojmë mbështetjen dhe dashurinë tonë teksa ato përballen me këtë humbje kaq të madhe.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sportisti 30-vjeçar dhe gruaja e tij kanë 3 fëmijë të tjerë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share