Përplasen dy helikopterë ushtarakë në Kentaki, të paktën 9 viktima

Autoritetet amerikane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të dy helikopterëve të ushtrisë amerikane.
Mësohet se aksidenti ndodhi gjatë një misioni stërvitor pranë një baze ushtarake në Kentaki të Pensilvanisë në SHBA.

Pas përplasjes, helikopterët dyshohet të jenë rrëzuar në qytetin Trigg, në perëndim të bazës ushtarake Fort Campbell.

Fort Campbell është një nga bazat më të mëdha ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë bazë dy ushtarë amerikanë humbën jetën në vitin 2018 kur helikopterët e tyre u përplasën gjatë stërvitjes. Ndërkohë, autoritetet amerikane po hetojnë shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share