Shqipëri – Përplasen dy “Benz”-at, shoferja dërgohet në spital

Një aksident është shënuar rreth orës 21:30 pranë vendit të njohur si Pallatet e Sharrës në Fier.

Dy automjete “Mercedes Benz” janë përplasur me njeri tjetrin duke sjellë edhe lëndimin e drejtuesve të mjeteve.

Mësohet se si pasojë e plagëve të marra është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit drejtuesja e njërit prej mjeteve, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu e po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share