Përmbytjet në Libi, a kanë faj autoritetet?

Banorët ngrenë pikëpyetje nëse digat ishin të mirëmbajtura ose jo

Banorët në qytetin e shkatërruar të Dernasit në Libi fajësojnë autoritetet për keqmenaxhimin e situatës nga përmbytjet katastrofike që u morën jetën mijëra njerzve. Ata thonë se kanë mbetur në mëshirën e fatit, ndërsa pohojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria.

“Vetëm Zoti e di se çfarë po kalojmë. Askush nuk po na ndihmon. As qeveria nuk na ka ndihmuar. Kemi mbetur jashtë në rrugë. Qeveria nuk ka as burime për të ndihmuar. Fatmirësisht, ne libianët jemi një, shumë banorë nga qytete si Tripoli, Misrata kanë ardhur për të ofruar ndihmë.”

Shumë prej të prekurve nga përmbytjet, thonë se u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por një zëdhënës në Libinë Lindore mohon këto pretendime.

Othman Abdul Jalil, një zëdhënës i qeverisë thotë për BBC-së se ushtarët paralajmëruan njerëzit në qytetin e Derna që të largoheshin. Ai mohoi që njerëzve u ishte thënë të mos evakuoheshin, por pranoi se disa mund të kenë menduar se paralajmërimi mund të jetë ekzagjeruar nga autoritet.

Zyrtarët në Libi paralajmërojnë se ka ende të mbijetuar dhe trupa të pajetë nën rrënojat e shtëpive të dëmtuara dhe se do të duhet pak kohë para se të dihet numri i vërtetë i viktimave. Ndërsa për ekspertët është ende shumë herët për të dalë në një konkluzion nëse digat nuk mundën të përballonin reshjet rekord apo nëse gjendja e strukturave të tyre ka qenë gjithashtu një faktor.

Bazuar në vëzhgimet e tyre, BBC shkruan se digat ka të ngjarë të jenë ndërtuar nga dheu ose gurë të hedhur dhe të ngjeshur, të cilat nuk janë aq të forta sa materiali i betonit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share