Protesta pro Palestinës në disa shtete

I kërkohet Izraelit të ndalë sulmet, kritika ndaj qëndrimeve të perëndimit

Protestat me slogane “Ndaloni dhunën”, “Izraeli terrorist” u mbajtën sërish në një pjesë të madhe të vendeve të botës.

Mijëra spanjollë protestuan në qendër të Madridit në solidaritet me popullin palestinez dhe kundër veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza. Protestuesit marshuan drejt sheshit Sol duke brohoritur “nuk është luftë, është gjenocid” dhe duke kërkuar armëpushim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Disa banorë të Madridit thanë se ajo që po ndodh me popullin palestinez ishte “e turpshme” dhe kërkuan më shumë mobilizim në mbarë botën për ta denoncuar atë.

Dhjetë mijë demonstrues pro-palestinezë marshuan në distriktin Kreuzberg të Berlinit për të kërkuar “liri për Palestinën”. Ata marshuan në një nga lagjet më multikulturore të Berlinit duke i kërkuar qeverisë izraelite të ndalte masakrën. Demonstrata të tjera u zhvilluan në qytete të tjera gjermane.

Në Turqi një tubim pro-palestinez mblodhi qindra mijëra njerëz në Stamboll. Nga tubimi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëriti qëndrimin e tij se Hamas nuk është organizatë terroriste.

Demonstruesit mbanin parulla pro-palestinës dhe valëvitën flamuj turq dhe palestinezë. Tubimi u ndoq nga drejtues të partive të tjera politike, si dhe figura të profilit të lartë të medias dhe sportit. Para turmës Erdogan deklaroi se fuqitë perëndimore ishin fajtorët kryesorë për masakrën e ushtrisë izraelite ndaj palestinezëve në Gaza.

Mijëra demonstrues marshuan në qendër të Londrës.

Qeveria e Sunak nuk ka bërë thirrje për një armëpushim, por ka mbrojtur pauzat humanitare për të lejuar që ndihma të arrijë te njerëzit në Gaza.

“Ne po bëjmë thirrje për një armëpushim. Është koha që Izraeli të ndalojë shtypjen e popullit palestinez. Numri i të vdekurve është rritur. Shumica e civilëve atje janë fëmijë. Qeveritë perëndimore nuk po bëjnë absolutisht asgjë. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu.”

Protesta të ngjashme u mbajtën në Itali, Nju Jork, Bejrut, Australi etj.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share