Përmbytjet në Kosovë, banorët nuk janë dëmshpërblyer

Opozita kritika qeverisë Kurti se ka lënë në harresë banorët në zonat e prekura

Ndonëse kanë kaluar disa javë nga situata e përmbytjeve në Kosovë banorët e zonave të prekura nuk i kanë marrë konpensimet për dëmet. Opozita kritikon qeverinë Kurti se nuk ka reaguar në kohë për t’u ardhur në ndihmë të prekurve.

Nga mazhoranca thonë se dëmshpërblimet do të nisin pas disa ditësh ndërsa ka edhe projekte konkrete për zonat.

Në javën e tretë të Janarit për shkak të reshjeve intensive të shiut pati përmbytje në komunat e Mitrovicës Skënderajt Istogut dhe Klinës. Nga verifikimet e para rezultoi se dëmet arrinin vlerën e dhjetëra milionë Eurove.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share