Përmbytjet e fuqishme përfshijnë Portugalinë

Një grua humbi jetën ndërsa autoritetet kanë mbyllur rrugët dhe tunelet, dëmet janë të konsiderueshme

Përmbytjet në Portugali kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Autoritetet kanë vendosur alarmin e kuq në Lisbonë dhe u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë brenda në shtëpitë e tyre.

Një grua humbi jetën pasi shtëpia e saj u përmbyt në Algés në komunën e Oeiras., ndërsa autoritetet shpëtuan një tjetër person jeta e të cilit ishte në rrezik. Videot e publikuara në rrejtet sociale tregojnë sesi rrugët janë kthyer në lumenj dhe makina të cilat janë marrë përpara nga rrjedha e fuqishme e ujit.

Dëme të mëdha janë regjistruar edhe në disa komuna ku disa shtëpi dhe biznese janë dëmtuar rëndë. Agjencia portugeze e motit IPMA ka paralajmëruar se rajonin jugor të Algarve gjithashtu është nën alarmin e kuq pasi reshjet intensive dhe erërat e forta, pritet të vazhdojnë edhe në fundjavë.

Autoriteti i Mbrojtjes Civile të Lisbonës ka raportuar qindra incidente ku stacionet e trenave janë përmbytur madje edhe një teatër dhe një spital. Rrugët dhe tunelet janë mbyllur si masë sigurie deri në një lajmërim të dytë.

Imazhet e shpërndara në mediat sociale treguan gjithashtu përmbytje në pjesë të aeroportit të Lisbonës ku disa fluturime u devijuan. Komandanti i Mbrojtjes Civile Andre Fernandes u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe ata që jetojnë në zona të ulëta të kërkojnë strehim në vende më të sigurta.

Gjithashtu edhe Spanja fqinje në fillim të kësaj jave ka parë gjithashtu mot të ashpër, veçanërisht në rajonin e Andaluzisë. Dëme nga era dhe një tornado e mundshme në provincën e Málaga plagosi një person. Shiu i dendur shkaktoi përmbytje në Algeciras dhe La Linea në provincën Cadiz.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share