Përlotet Jakup Krasniqi në Gjykatën e Hagës

Ish-kreu i UÇK-së, Jakup Krasniqi është përlotur në një moment gjatë ditës së dytë të gjyqit në Gjykatën Speciale Në Hagë.

Gjatë mbrojtjes që avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe po bënte në Gjykatën Speciale teksa po fliste për UÇK-në dhe organizimin e saj gjatë luftës serbe në Kosovë, Jakup Krasniqi nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Kjo ishte një ushtri luftëtare-vullnetare. Njerëz që iknin e dilnin siç dëshironin. Ofensiva serbe shkatërroi njësitë individuale të UÇK-së dhe dëmtoi strukturën e komandës së UÇK-së saqë edhe pjesa më e madhe e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së ikën nga Kosova. Gjatë kësaj periudhe kohore, pothuajse i gjithë shtabi nuk ishte në Kosovë. Ofensiva serbe, e dyta, jo e 98-ën, tani po flasim për fushatën masive të vitit 1999 që pengoi çdo mundësi që UÇK-ja të vepronte si një njësi e bashkuar”, tha avokati i Thaçit, Kehoe në momentin kur Selimi u përlot.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më herët, ish-kreu politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, duke iu drejtuar Gjykatës Speciale tha se ky do të jetë rrugëtimi drejt të vërtetës dhe drejtësisë.

“E drejta dhe vërteta janë parime të çmuara për mua. Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte, pavarësisht nga përkatësia. Viktima s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Jam i pafajshëm nga të gjitha këto akuza. Jam gati që të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen, popullin dhe vendin tim”./tvklan.al

VIDEO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share