Përleshje mes pasagjerëve në aeroportin e Çikagos

Nuk dihen shkaqet, arrestohen dy prej të përfshirëve

Një përleshje e madhe shpërtheu mes disa pasagjerëve në ambjentet e aeroportit Ndërkombëtar të Çikagos, siç duket në këto pamje.

Sherri shpërtheu në zonën ku shpërndahen valixhes pas mbërritjes mes dy grupeve të mëdha, për motive ende të paqarta. Po ashtu, duket qartë edhe përfshirja në përleshje e një grupi vajzash.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Policia shoqëroi dy prej të rinjve të përfshirë në përleshje, të cilët dyshohet se goditën fillimisht me grusht një 24-vjeçare, duke bërë që përplasja të përshkallëzohej. Nga përleshja nuk pati persona të lënduar.

Tv Klan

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share