Përkundër borës dhe të ftohtit, disa zjarre në Maqedoni – QMK: Një person ka humbur jetën

Qendra për Menaxhimin e Krizave bën të ditur se gjatë ditës dhe natës së kaluar, përveç borës dhe motit të ftohtë, ka pasur edhe disa zjarre, ndërsa një person ka humbur jetën, përcjell KlanM.

Sipas të dhënave nga QMK Rajonale Kumanovë, zjarrfikësit e Njësitit Territorial të Zjarrfikësve Rankovcë kanë intervenuar në një shtëpi të djegur në fshatin Otoshnicë rreth orës 04:20. Në flakë ka qenë edhe një person i vdekur.

“Për të mundësuar intervenim më të sigurt, rreth orës 04:45 nga EVN është kërkuar edhe ndërprerja e rrymës në atë zonë. Për incidentin, përveç Shërbimit Emergjent Mjekësor, janë njoftuar edhe MPB-ja dhe SPB Kumanovë”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sa  i përket gjendjes së rrugëve, të cilat gjatë ditës së djeshme shkaktuan shumë vështirësë në qarkullim, për shkak të reshjeve të dendura të bores, nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftuan se situata nga mëngjesi i sotëm është stabilizuar./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share