Raportohet se ka përfunduar takimi i sotëm mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përcjell KlanM.
Ende nuk dihen detaje për rezultatet e takimit, por siç është paralajmëruar më herët, do të ketë një adresim publik para mediave të Josep Borrell, Përfaqësues i lartë i BE-së.
Më herët Kurti dhe Vuçiq, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, e cila ishte pika e parë e rendit të ditës në takimin e Brukseli, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian./KlanMacedonia