Kosova dhe Serbia në agjendën e BE-së

Monitorim i rreptë dhe kërcënim me bllokim të integrimit dhe fondeve

Ministrat e jashtëm evropianë u informuan ne Bruksel nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell për bisedimet maratonë të zhvilluara në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Borrell shprehu besimin se Serbia dhe Kosova kanë kuptuar detyrimet ndaj procesit të integrimit.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka informuar ministrat e jashtëm evropianë për bisedimet maratonë të zhvilluara në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Borrell shprehu besimin se Serbia dhe Kosova kanë kuptuar detyrimet ndaj procesit të integrimit

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Patëm diskutime të gjata dhe në fund edhe marrëveshje e cila do të konsiderohet si pjesë përbërëse e rrugëtimit evropian për të dyja palët. Do të bëhet pjesë e kapitullit 35 të negociatave të anëtarësimit me BE-në për Serbinë dhe pjesë e dokumenteve për aplikimin e Kosovës. Tani ne do të monitorojmë për së afërmi zbatimin e 11 pikave te marreveshjes. Të dyja palët janë shprehur se do ti monitorojme sesi do ta zbatojë këtë plan”, deklaroi Josep Borrell, Shefi i diplomacisë evropiane

Sipas asaj qe Borrell u ka thene ministrave te jashtem mosrespektimi i detyrimeve të paleve nga ky aneks do të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit si dhe bllokimin e ndihmës financiare që ata marrin nga BE-ja. Mbështetje për planin e zbatimit ka dhënë ministry I jashtem grek Niko Dendias dhe ai austriak Shallenberg. Brenda 30 ditëve Kosova dhe Serbia  do të ngrejnë një Komitet i Përbashkët Monitorues, te kryesuar nga BE-ja për zbatimin e aneksit të marrëveshjes bazë.  Ky mekanizëm do të përfshijë raportime më të rregullta për shtetet anëtare mbi ecurinë e zbatimit të kësaj marrëveshjeje krahasuar me marrëveshjet e mëparshme.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share