Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante të Grupit B të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Kroacisë dhe Shqipërisë.
Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, Shqipëria po avancon 1:0 kundër Kroacisë.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Qazim Laçi, i cili kaloi kuqezinjtë në epërsi në minutën e 11’ të ndeshjes.
Rezultati i pjesës së parë, 1:0 në favor të Shqipërisë.