Bylbyl Sokoli: Arabia Saudite me befasi të klasit të parë

Trajneri i mirënjohur nga Kosova, Bylbyl Sokoli, për MundoKlan, ka komentuar zhvillimet në Kampionatin Botëror të Futbollit “Qatar 2022”. Sipas tij, Katari po tregohet një organizator i mirë e këtij botërori, sic thotë, pavarësisht polemikave që e kanë shoqëruar përzgjedhjen si nikoqir i këtij kampionati.

“Nëse analizojmë  fazën para se me filluar kampionati dhe tash sa ka filluar, karakteristikat e kësaj janë se para fillimit ka pasur shumë polemika. Ju e dini mënyrën se si është përzgjedhur Katari. E dyta ka pasur shumë polemika për rregullat dhe aspekti I zbatimit të ligjit, derisa  publiku dhe sportistët janë në Katar. Dhe me shumë vërejtje për përdorim të alkoolit për shkelje të të drejtave të njeriut, për shkak të numrit të madh të punëtorëve  që kanë punuar dhe e kanë humbë jetën. Gjithashtu kanë qenë tema para se me filluar kampionati. Unë mendoj që posa ka nis, mendoj se ka filluar  jashtëzakonisht mirë dhe çdo gjë ka shkuar si është më së miri deri në këtë moment”, thotë Bylbyl Sokoli.

Trajneri Bylbyl Sokoli ka komentuar për Mundo Klan edhe befasinë më të madhe të deritashme të Kampionatit, fitoren e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës.

“Është dita e tretë  dhe askush s’ka prit që Arabia Saiudite  do të fitonte apo  do ta kthente rezultatin  edhe ma  vështirë  domethënë një rezultat pas 1:0 në 2-1 në të mire të ekipit  të Arabisë Saudite. Dhe kjo është befasia e pare dhe befasia  e klasit të parë, kisha thënë, sepse ekipi I Argjentinës, është konsideruar si favoritë. Është njëri prej favoritëve në këtë kampionat. Befasi ishte edhe ndeshja e cila përfundoi 0:0 ndërmjet Danimarkës dhe Tunisisë dhe ky rezultat mund të konsiderohet si rezultat befasues. Befasi e vogël realisht ka qenë edhe ndeshja SHBA – Uellsi. Por  si do që të jetë tek është fillimi, unë po shpresoj që Argjentina  do t`i kthehet rezultateve se shihet që kanë një ekip homogjen”, deklaroi Sokoli.

Trajneri Sokoli konsideron se Franca është favoriti më i fuqishëm i këtij kampionati.

“Njeri prej kandidatëve sipas mendimit tim do të jetë Franca, aty do të jetë Brazili, do të jetë Argjentina do të jetë Spanja, Anglia, Gjermania, këto do të jenë. Por po mendoj që Franca është favoriti ma i fuqishëm në këtë moment sipas mendimit tim”, tha Sokoli.

Sokoli për Mundo Klan, ka theksuar se Katari përkundër investimeve qindra milion euro për botërorin, nuk ka arritur të krijojë një kombëtare që të jetë kompetitiv me rivalët.

 “Katari është organizator. Ka ndërtuar fshatra të tëra , ka ndërtuar hotele në shkretirë. Ka investuar qindra miliarda euro, por fatkeqësisht nuk ka arritur që të krijojë ekipin sepse është shumë vështirë me krijuar dhe kërkuar futbollist që të mbrojnë ngjyrat e shtetit që i përkasin”, përfundoi trajneri, Bylbyl Sokoli./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share