Greva tre-ditore e drejtuesve të trenave në të gjithë Gjermaninë përfundoi sonte, por kreu i sindikatës GDL paralajmëroi se operatori hekurudhor Deutsche Bahn duhet të përgatitet për më shumë veprime industriale që do të pasojnë, raportoi DPA.
“Pas përfundimit të këtyre masave të grevës, do t’i japim pak kohë kompanisë (Deutsche Bahn) për të ardhur në vete”, tha kreu i GDL, Klaus Wezelski, sonte në Berlin.
“Nëse nuk e bëjnë këtë, do të pasojë aksioni tjetër industrial. Do të jetë më e gjatë dhe do ta godasë kompaninë edhe më shumë”, shtoi Veselski, pa dhënë datë për një grevë të re.
Greva e Deutsche Bahn përfundoi në orën 18:00 (1700 GMT). Aksioni industrial që preku operatorin rajonal “Transdev” përfundoi në orën 12, më herët se sa pritej.
Deutsche Bahn tha se pasagjerët duhet të përgatiten për vonesa dhe anulime edhe pas grevës.
Operatori hekurudhor pret që puna të kthehet në normalitet deri nesër në mëngjes.