“Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë e bën Maqedoninë shtet më demokratik” – Mexhiti: Realiteti duhet të shkruhet

Gazetari dhe redaktori i lajmeve në Klan Maqedoni, Zekirja Mexhiti në 99 Minuta me Fjolla Telain foli për aktualitetin politik në Maqedoni e me theks të veçantë ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, i gjithë ky proces që ka filluar e që duhet të përfundojë me ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e pakicave në Preambulën e kësaj Kushtetute, do ta bënte vendin më demokratik, përcjell KlanM.

“Hapja e Kushtetutës dhe përfshirja e pakicës bullgare në Preambulën e Kushtetutës, nga ajo që kërkohet nga BE-ja dhe korniza negociuese e cila është miratuar, e bën Maqedoninë e Veriut shtet më demokratik”, tha Mexhiti.

Sipas tij, përfshirja e pakicave në premabulë nuk duhet të shihet si diçka e keqe për askënd nga qytetarët e vendit, aq më tepër për maqedonasit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Çdo maqedonas, me këtë rast, duke i thirrur mendjes, duke analizuar këtë çështje apo edhe këtë kërkesë të palës bullgare, do ta pranojë megjithëse siç thash, nuk asgjë të keqe që në Preambulën e Kushtetutës të shkruhet që në Maqedoninë e Veriut jetojnë maqedonasit, shqiptarët, turqit, bullgarët, romët… një realitet që duhet të shkruhet”, deklaroi Zekirja Mexhiti./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share