Heqja e masave antikrizë: Opozita – ”shteti në aparate”

KRIZA EKONOMIKE GODET QYTETARËT E RMV-së

VMRO-DPMNE-ja propozon ndryshime ligjore me të cilët produktet ushqimore do të liroheshin nga TVSH-ja, kurse TVSH-ja për derivatet, deri në fund të vitit, të jetë 5%, përcjellë Klan M.

“Të miratohet urgjentisht ky ligj që do të parandalojë rritje shtesë të cmimeve të produkteve themelore të ushqimit dhe për këtë shkak kërkojmë nga deputetët e shumicës të punojnë në interes të qytetarëve e jo të elitës qeveritare” – thonë nga VMRO-DPMNE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kanë reaguar edhe nga ASH-ja. Sipas tyre, ështe koha e fundit që kjo qeveri të pranojë propozimet e ASH, se kriza ekonomike e varfëria kanë goditur shumë familje të RMV-së.

”Urgjentisht kjo qeveri duhet ti pranojë propozimet e ASH të bëra publike që nga koha e para aplikimit të masave antikrizë, e ato masa janë, ulje e TVSH nga 18 % në 5% , ulja e akcizës për benzinën nga 22,00 denarë në 15 denarë dhe për dizelin nga 15,50 denarë në 9,00 denarë, si dhe uljen e marzhës së tregtimit dhe skladimit nga ana e operatorëve të shitjes me pakicë në vlerën fikse prej 3 denarë.” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

“Shteti në aparate”. Kështu reagojnë nga Lëvizja Besa duke thënë se mënyra më e mirë për të ndalur këtë menaxhim të keq të financave të vendit duhet të shkohet sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Qeveria nuk ka asnjë vizion për të zbutur shtrenjtimin e çmimeve që nga produktet bazë deri te energjia elektrike dhe derivatet e naftës. Paratë e qytetarëve menaxhohen nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët po varfërojnë për çdo ditë popullin dhe po zhytin shtetin në krizë të thellë” – thonë nga Lëvizja BESA.

Sot skadoi afati për “ngrirjen” e cmimeve për produktet bazë ushqimore dhe në kohë të krizës ekonomike paralajmërohet një valë e re shtrenjtimesh. Brenda natës pati ngritje cmimesh për bukën, sheqerin, miellin, vajin e ushqimit, qumështit, mishit, orizit dhe vezëve, por edhe të derivateve të naftës. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share