Musliu: Ukraina konkurrenti ynë kryesor
Atmosfera në kampin e futbollistëve është jashtëzakonisht pozitive. Këtë e pohoi edhe qendërmbrojtësi Visar Musliu i cili shpreson që kjo atmosferë pozitive në skuadër të konfirmohet edhe në fushë sidomos në ndeshjen e parë kundër Ukrainës në Shkup.
“Realisht Ukraina është konkurrenti ynë kryesor, kështu që para duhet të mendojmë për ndeshjen nda Ukrainës që vetëm fitorja është rezultat pozitiv për ne pastaj nda Anglisë mendoj se ka kohë duhet të bëjmë matematikat”, tha Visar Musliu.
Futbollisti Visar Musliu thotë se të gjithë ëndërrojnë për ndeshjen me Anglinë në “Old Traford”, por takimi i parë më Ukrainën ka rëndësi të veçantë.
“Normal se është mirë dhe kënaqësi të luajmë ndaj Anglisë, posaçërisht në Old Traford ku është njëri ndër stadiumet më të mirë botë, edhe atmosfera në at stadium është unikale. Por përsëri do e cek se ndeshja jonë kryesore është ndaj Ukrainës”, u shpreh Musliu.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, është Grupin C, së bashku me Anglinë, Italinë, Ukrainën dhe Maltën. Në ndeshjen e parë kualifikuese që u zhvillua më 23 mars në Shkup, Maqedonia e Veriut mundi Maltën 2:1./klanMacedonia