Përballje titanësh, Real Madrid – Man City

Real Madridi dhe Manchester City do të përballen sot, në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, duke filluar nga ora 21:00.

Real Madridi do të synojë që të nxjerrë një rezultat pozitiv si vendas. Ndërkohë City do të tentojë që të ‘hakmerret’ për gjysmëfinalen e vitit të kaluar, ku u eliminua në minutat e fundit të ndeshjes.

Reali do të ketë edhe një qëllim që ta fitoj këtë trofe për herë të 15-të, teksa City për herë të parë në histori të klubit. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share