MINISTRI NUK DOLI NË PROTESTË DËRGOI PËRFAQËSUES T’I DËGJOJË KËRKESAT E TYRE
“Ne nuk jemi normë në buxhet, ne jemi fëmijë dhe të rinj të cilët duan të jetojnë”
Kjo është vetëm një nga shumë pacientë me fibrozë cistike, e cila kishte ardhur të protestojë para Ministrisë së Shëndetsisë. Nuk mundej t’i mbajë lotët pasi që shumë herë u kanë premtuar se do t’ua sigurojnë ilaçin e nevojshëm për trajtimin e sëmundjes.
“Shumë prej pacientët nuk kanë kohë të presin për terapinë. Ajo që neve na irriton është se gjatë gjithë kohës kemi këso lloj takime dhe gjatëgjithë kohës na kanë premtuar. Nuk duhet të lejohet që asnjë jetë të shuhet”
“Duhet të sigurohen mjete për terapinë, por duhet të ketë bisedime edhe në Qeveri por edhe në Ministrinë e Financave. Një pjesë e terapisë fal mediave ka arritur”
Në protesë doli një përfaqësues nga ministria por protesutesit kërkonin që të del ministri Bekim Sali.
Në mënyre simbolike në protest mori pjesë edhe babagjyshi i mbante pankartë me mbishkrimin: “Shëndeti është dëshira e tyre, unë nuk mund të ndihmoj, por ju mundeni”. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi