Osmani: Dikur shqiptarët ishin popull i përjashtuar, në këto 22 vite jemi faktorë dhe udhëheqim me pozitat kyçe shtetërore

Kandidati për president nga rradhët e Frontit Europian Bujar Osmani për emisionin “Pressing” në Klan Mqedonia, ka theksuar rëndësinë e ndryshimit pozitiv për komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Duke u shprehur kundër platformave politike që bazohen vetëm në opozicion ndaj të tjerëve, Osmani ka vënë në dukje se shqiptarët e Maqedonisë kanë përjetuar një përmirësim të dukshëm në jetën e tyre gjatë 22 viteve të fundit.

Osmani ka kujtuar se si, para dy dekadash, shqiptarët ishin përjashtuar nga institucionet publike dhe shtetërore, duke zënë vetëm 0.2 për qind të tyre. Sot, situata ka ndryshuar rrënjësisht, me shqiptarët që jo vetëm që janë pjesë e këtyre institucioneve, por edhe i udhëheqin ato.

“Në historinë e pluralizmit politik nuk ka fituar një platformë e cila të vetmin narrativ e ka kundër dikujtë tjetër. Këtu është narrativi ta rrënojmë BDI-në, ta rrënojmë Ali Ahmetin. Njrëzit kërkojmë kredibilitet. Kjo narrative te shqiptarët e maqedonisë nuk funksionon, edhe pse ka dhe shumë punë për t’u bërë shqiptarët kanë jetuar vitet më të mira në hsitorinë e tyre, nga një popull i përjashtuar që kemi qenë para 22 viteve. Mos harrojmë se kemi qenë vetëm 0.2 për qind në institucione publike dhe shtetërore, sot jemi popull i kryeministrit shqiptar, institucione në të cilat ne nuk kemi mundur të kërkojmë shërbime, ose ndihmë për diskriminim, sot ne i udhëheqim ato institucione.
Më kujtohet kur si kryetarë i OSBE-së hyra në zyrëne OSBE-së në Tetovë dhe thash se shqiptarët këtu kanë hyrë vetëm për të bërë ankesa për diskrminimin që është bërë, dhe sot një shqiptar i Maqedonisë së Veriut vjen si kryesues i organizatës më të madhe rajonale të sigurisë në botë. Ky është ndryshimi thelbësor që është bërë”, tha Osmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Osmani ka theksuar se ndryshimi i vërtetë është reflektuar në përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Maqedoni. Ai ka bërë thirrje për një vlerësim të arritjeve të shqiptarëve dhe të mos harrohet progresi i bërë që nga viti 2001.

“Prandaj kur të tjrët paraqiten si ndryshimi, ne themi se ndryshim është ajo që është bërë me shqipatrët e Maqedonisë këto 22 vitet e fundit nga 2001 e këndej”, tha Osmani./tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share