Pensionistja i’a thot troç Mexhitit: S’kam para të blej shirita për matjen e sheqerit!

MEXHITI U PËRPOQ TA QETËSOJË DUKE I KËRKUAR FALJE

E sëmurë dhe e vetme një pensioniste kishte ardhur të merr shirita për matjen e sheqerit, por nuk mundi pasi barnatoret e insulinës ende nuk janë furnizuar.

Ajo iu drejtua ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti e revoltuar duke I thënë se i gjithë pensioni i shkon në mjekim dhe ilaçe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Shiritat për matjen e sheqerit kur do t’i marrim ne që jemi me një veshkë? Kur? Ju jeni ministër i Shëndetësisë. Marrë pension prej 12.500 denarë, më kanë hequr dy brinjë nga kanceri, fshikëzën e urinës ma kanë operuar katër herë nga kanceri, më kanë hequr veshkën, jam operuar dy herë, kam një tiroide të sëmurë. Unë jetoj këtu në shtëpinë e pleqve. Nuk jam martuar, për shkak të sëmundjes nuk munda të martohesha, u sëmura shumë e re. Dhe tani blej shirita. Ndihmë shtesë marr prej 4200 denarë”.

Ministri e dëgjoi brengën e saj, u përpoq ta qetësonte dhe i kërkoi falje.

“Mund të të them se dukesh mirë, e mban veten mirë”. Do të ketë shirita. Vërtet si ministër kërkoj falje që janë vonuar. Ju siguroj për një gjë, unë si Fatmir Mexhiti sa jam ministër nuk do të ketë vonesa me barnat”.

Ndryshe sot ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti vizitoi poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup, ku bisedoi me një pjesë të mjekëve amë dhe me pacientë, lidhur me avantazhet e masës së re të reformës në Kujdesin Shëndetësor Parësor. Sipas të dhënave nga “Termini Im”, 506 pacientë kanë marrë terapi për sëmundjen e tyre kronike nga mjeku i familjes. Janë përshkruar 1,073 barna. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share