Pensionistët në protesta: Turp jemi shekulli 21, a jetohet me 12.000 denarë?!

Pensionerët e gjithë vendit sot kanë dalë në protesta në Shkup ku kërkojnë rritje lineare të pensioneve. Ata protestuan para shoqatës së Pensionistëve ku më pas pritet të vazhdojnë edhe te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përcjellë Klan M.

Ata mes tjerash thonë se nuk do ndalen nga këto kërkesa, duke e përkujtuar Qeverinë dhe politikanët se ato janë që vendosin fituesin në zgjedhje.

“12.000 denarë pension është e turpshme në shekullin 21. Nuk do të ndalojmë duke protestuar ku shkojnë paratë tona, e përshëndesim kryetarën e shoqatës dhe i themi nuk mund të protestosh duke qëndruar në zyrë, duhet të dalë këtu me ne. Do ta ndrojmë atë” – tha njëri nga protestuesit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share