Pendarovski: VMRO-DPMNE ka ndryshuar qëndrimin për ndryshimet Kushtetuese

JO REALE KËRKESA E VMRO-DPMNE QË NDRYSHIMET TË VLEJNË PAS ANËTARËSIMIT NË BE

Presidenti, Stevo Pendarovski, ka përshëndetur ndryshimin e qëndrimit të opozitës maqedonase ndaj ndryshimeve kushtetuese, prej të cilit sipas tij, varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse shumica do të sigurojë votat e nevojshme. Megjithatë, sic njofton KlanM, ai e ka vlerësuar si joreale kërkesën e VMRO-së, që ndryshimet kushtetuese të vlejnë pas anëtarësimit të vendit në BE.

“Konkluzionet e Këshillit të Evropës janë shumë të qarta. Duhet t’i bëni ndryshimet kushtetuese deri në fund të skriningut, që të vazhdojmë në mënyrë automatike me hapjen e kapitujve të tjerë dhe mbajtjen e Konferencës së dytë ndërqeveritare. E dini se sa vështirë kemi ardhur deri te ato konkluzione. Në ato konkluzione është integruar qëndrimi i Bullgarisë. Kjo është plotësisht joreale dhe këtë e dinë të gjithë. Shpresoj që nuk është pretekst” – deklaroi Pendarovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pendarovski, gjatë konferencës së përbashkët me homologen e tij sllovene, Natasha Pirc Musar, tha se, është befasuar që VMRO dëshiron të jetë pjesë e Qeverisë dhe nga ajo pozitë t’i votojë ndryshimet, pasi sipas tij, këtë mund ta bëjë edhe nga opozita.

Nga ana tjetër, presidentja sllovene, sic njofton KlanM, porositi aktorët politikë në vend që të jenë të matur dhe të votojnë ndryshimet kushtetuese, duke shtuar se, edhe Sllovenia në rrugën e saj drejt BE-së, duhej ta ndryshonte Kushtetutën e saj.

“Shpresoj se politikanët do të kuptojnë se sa e rëndësishme është veçantia dhe mendimi se, duhet të shkohet 5-6 hapa përpara që të kuptohet çfarë është mirë për Maqedoninë dhe popullin maqedonas. Uroj që të keni mençuri të mjaftueshme politike dhe të ndryshoni Kushtetutën” – tha Natasha Pirc Musar, presidente e Sllovenisë.

Shumica qeveritare së fundmi ka intensifikuar përpjekjet për të bindur opozitën që të mbështesë ndryshimet kushtetuese, pa përkrahjen e së cilës, Qeveria nuk ka votat e mjaftueshme për të miratuar këto ndryshimet. Megjithatë, VMRO – DPMNE, edhe pse ka zbutur qëndrimin për këtë çështje, kërkon të jetë në Qeveri dhe në mos të jetë BDI, ndryshimet kushtetuese të vlejnë pas anëtarësimit, si dhe zgjedhje të parakohshme në vjeshtë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share